Pasditen e të martës ekipi I Vllzanisë së femrave në futboll, ka mbërritur në qytetin Hjorring të Danimarkës dhe menjëherë ka realizuar stërvitjen në stadiumin “Nord Energi Arena”. Në drejtimin e trajnerëve Leka dhe Parmeza, është zhvilluar një seance e shkurtër stërvitore.

Ndërkohë, pasditen e kësaj të mërkure në orën 18.00 luhet ndeshja e kthimit përballë ekipit vendas Furtuna që fitoi me rezultat minimal në Shkodër. Pak orë para ndeshjes trajneri Nikolin Lekaj tregon se atmosfera është shumë e mirë. Pavarësisht se është një ndeshje e vështirë, ekipi I vajzave është përgatitur për të mbyllur nsdeshjen me rezultat pozitiv.

Artikulli paraprakHEC-et NË MIRDITË, BANORËT: PO MBROJMË PRONAT TONA
Artikulli tjetërQËLLOI NË AJËR ME ARMË ZJARRI, ARRESTOHET 51-VJEÇARI