Tetë bashki kanë fituar çmime për praktika të mira në qeverisjen vendore në kuadrin e nxitjes që Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Zvicrës i japin bashkive të reja për zbatimin e Strategjisë së Decentralizimit dhe konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale.

Konkursi u organizua nga Ministria e Brendshme dhe “Programi për Decentralizim e Zhvillim Vendor” (DLDP), që zbatohet nga “HelvetasSëissIntercooperation” dhe financohet nga Qeveria Zvicerane. Një çmim në total prej 30,000 frangash zvicerane iu dha 5 bashkive . Ndërsa, katër çmime me nga 5,000 franga zvicerane u fituan nga bashkitë: Shkodër, Mat, Korçë dhe Fier, të përzgjedhura si praktikat më të mira në nivel rajonal.

Gjatë ceremonisë u paraqit edhe Raporti i Monitorimit të Procesit të Decentralizimit – një punë e kryer nga Programi zviceran për Decentralizim e Zhvillim Vendor (DLDP), i cili tregon mbi ecurinë e decentralizimit dhe përshkruan nivelin e arritjeve apo të sfidave që ndeshen në këtë proces. Sipas Raportit, rezulton një rritje prej 19% krahasuar me vitin 2016-të e transfertës së pakushtëzuar për qeverisjen vendore nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, të ardhurat e Bashkive nga taksat dhe tarifat vendore, janë rritur me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Artikulli paraprakDISKUTIMET PER RRUGEN SHKODER – VELIPOJE
Artikulli tjetërFUNDJAVE, QEVERIA “RAMA 2” NË SHKODËR