Artistët e Teatrit “Migjeni” janë duke vijuar me provat për koncertin tashmë i kthyer në traditë që titullohet “Prandeverë me Kangë” i cili do të cel siparin me datën 4 maj dhe do të zgjasë për dy netë me radhë.
Janë 22 këngetarë me një ndërthurje brezash të cilët do të sjellin flladin e bukur pranverëror në muzikë.
Sipas udhëheqësit artistik Ilir Zoga ky vit ndryshe nga vitet e kaluara është konceptuar jo me këngë popullore por ato të muzikës së lehtë, ku 22 këngëtare do të përformojnë përpara publikut shkodran për dy nete me radhë për të përcjellë vlerat e vërteta.
Mbrëmjen e se premtes artistët dhe spektatorët të gjithë bashkë do të këndojnë “ Mirmbrama Shkodra Jonë” , për të hapur tashmë festën “Prandverë me Kangë” zyrtarisht.
Në këtë koncert artistik do të këndojnë zëra të njohur të muzikës shkodrane sic janë Bujar Qamili Mjeshtër i Madh, Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Mukades Çanga , ,Adnan Bala, Hajroja Pepa, Orjeta Kelaj, Luigj Aliaj etj.
Për koncertin e këngës qytetare shkodrane pritet të ketë një interes nga publiku.