Një 22-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është arrestuar nga policia e Tiranës. Në pranga u vu shtetasi me iniciale Xh.A, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve.

Policia thotë se ka bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa.

Ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakKUPA E SHQIPËRISË IKËN PARTIZANI, KUALIFIKOHEN VLLAZNIA DHE BYLIS
Artikulli tjetërSPAK KTHEN PAS DOSJET E PARA TË OFL-SË