Operacioni “White boat” i policisë italiane nën drejtimin e prokurorit Giovanni Giorgio ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë të akuzuar si skafistët e mbi 900 kg marijuanë e trafikuar me gomone nga Shqipëria drejt Italisë natën duke u gdhirë 29 qershori i 2017.
Katër skafistët shqiptarë të arestuar janë K.R., 34 vjeç, F.P., 49 vjeç , G.E., 30 vjeç , H.K., 26 vjeç. Për shkak të motit të keq sasia e drogës së bashku me gomonen u gjet e braktisur nga trafikantët mëngjesin në 29 qershorin e shkuar në brigjet e plazhit Porto Recanati në provincën e Maceratës. Droga e tipit marijuanë ishte e konfeksionuar në 28 pako me një peshë të përgjithshm e prej 915,19 kg e me një vlerë prej 5 milikonë euro. Së bashku me drogën u sekuestrua mjeti i lundrimit një gomone e gjatë 10 metra si dhe 18 bidona me karburant që do të shërbenin për rrugën e kthimit. Në konferencën shtypit të mbajtur sot në Prokurorinë e Maceratës prokurori Giovanni Giorgio ka zbardhur detajet e këtij operacioni duke deklaruar se “kurrë më parë në territorin e Maceratës është sekuestruar një sasi kaq e madhe droge.” “Operacioni “White boat” ka nisur hetimet menjëherë pas sekuestrimit të drogës më datë 29 qershor të 2017 , tha ai. Verifikuam se gomonia ishte braktisur pasi kishte ngecur në rërë duke e bërë të pamudnur spostimin e saj.” Sipas policisë italiane për identifikimin e 4 skafistëve shqiptarë janë ndihmuar nga kodet e shitjes së bidonave të benzinave që u gjetën në gomone.
Janë identifkuar dyqanet ku janë blerë e monitorimi i videokamerave ka ndihmuar në identifikimin e tyre. Mjaft i rëndëëishëm ka qënë dhe përgjimet telefonike të 4 shqiptarëve të arrestuar.” Akuza ndaj 4 skafistëve shqiptarë është trafik ndërkombëtar droge.