Pranga 55-vjeçarit ,la shtatëzë fqinjën e sëmurë mendore.

 

Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi abuzoi seksualisht me fqinjën e tij. Policia bën të ditur se Rezar Bineri përdhunoi 39-vjeçaren me inicialet A. Myrtaj që vuante nga probleme të shëndetit mendor (skizofreni). Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se abuzimi seksual u zbulua nga motra e 39-vjeçares, pasi kjo e fundit ka ngelur edhe shtatzënë. Në polici ajo ka treguar se para disa muajsh ajo ka futur në shtëpi për të bërë disa punime elektrike Rezar Binerin, pasi ky punonte si elektricist. Duke qenë se ishte në punë ka patur raste që e ka lënë motrën vetëm me Binerin. Ndërkohë, Bineri gjatë dëshmisë së tij në polici pohoi se historia ka 5 vite që ka nisur, shkruajnë mediat shqiptare. Ai ka kopjuar çelësin e banesës së grave dhe hynte sa herë e motra nuk ishte në shtëpi. Ai kishte theksuar se ishte i divorcuar dhe se jetonte vetëm, ndërsa kishte tërheqje ndaj 39-vjeçares. Bineri ka thënë se nuk ishte në dijeni që A. Myrtaj vuante nga sëmundje e shëndetit mendor. Por, e motra e saj mohon këtë fakt, duke shtuar se Bineri i ka kërkuar të bashkëjetojë me 39-vjeçaren dhe ajo ia ka bërë të qartë sëmundjen e saj dhe pamundësinë që ajo ka për të mbajtur familje.

Artikulli paraprakZHDUKJA E TË RIUT,NËNA DENONCON PAS GJASHTË MUAJSH
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 193 000 EURO NË BARI, PO VINTE NË SHQIPËRI