Pranga 6 të rinjve, shisnin heroinë dhe kanabis në 3 zona të Tiranës

Gjashtë persona përfunduan në prangat e policisë së Tiranës për shkak se shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis. Në pranga përfunduan: -Romeo Korollari, 26 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. -Rigert Shani, 29 vjeç, banues në Tiranë. -Bledi Shytaj, 28 vjeç, banues në Tiranë. -Ani Pushaj, 20 vjeç, banues në Tiranë. -Alket Zela ,18 vjeç, banues në Tiranë. -Aleko Lika,20 vjeç, banues në Tiranë. “Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se shtetasit e mësipërm shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe Cannabis Sattiva, në zona të ndryshme të Tiranës, si në Kombinat, zona e Liqenit Artificial, Sheshi Nënë Tereza, Pallati i Kulturës”, sqaron Policia e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakURDHERI I MJEKEVE:GABIMET E MJEKEVE TE MOS PENALIZOHEN
Artikulli tjetërNXIHET GJANICA NE FIER,RIKTHEHET MAKTHI I LENDEVE TOKSIKE