Operacioni “Origine” – Pranga çiftit shqiptar, banesën e kishin kthyer në supermarket droge

Operacioni “Origine” i Policisë së Riminit ka çuar sot në arrestimin e një çifti shqiptar; G,A 20 vjeçe e G.B 30 vjeç rezident në komunën e Coriano, në provincën e Riminit. Çifti shqiptarë furnizonte me drogë tregun ilegal të Ricciones e banesa tyre në qytezën e Corianos ishte kthyer në një supermarket të vërtetë droge. Hetimet e operacionit “Origine” kishin nisur në janar të vitit 2016 pas arrestimit të një shtetasi italian, rezident në Coriano, me 40 gramë kokainë, i cili kishte rrëfyer se e kishte blerë drogën tek çifti shqiptar. Pak ditë më parë çifti shqiptar kishte braktisur banesën e tyre për tu transferuar në komunën e Santarcangelo. Hetimet e policisë italiane hodhën dyshimin se çifti po përgatitej për t’u larguar nga Itali, gjë që ka cuar në arrestimin e tyre.

Artikulli paraprakKUVEND:NACIONALIST APO PATRIOT? BLUSHI:RAMA NA FTOI NE NJE GARE TE RE
Artikulli tjetërPERPLASEN DY TRENA,20 TE VDEKUR NE PAKISTAN