Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë bërë një operacion të befasishëm në Durrës e Shijak, ku kanë vënë në pranga disa policë.

Mes të arrestuarve janë dhe inspektorë të IMT.Mësohet se janë lëshuar 17 urdhër arreste, janë ekzekutuar 11 prej tyre.Arrestimi i policëve pas hetimit tre mujor nga ana e SHÇKB.

11 policët e arrestuar akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre

Drejtuesit e policisë në Durrës kanë konfirmuar prezencën gjatë ditës së sotme të inspektorëve të SHKB të ardhur nga Tirana por nuk e dinë objektin e punës hetimore të tyre.

Artikulli paraprakDY TË PLAGOSUR NË AKSIN LEZHË-SHKODËR, MAKINA NË KANAL
Artikulli tjetërKLGJ EMËRON SI GJYQTARË 15 MAGJISTRATË