Një “kontrabandist” është prangosur në Korçë për një trafikim të çuditshëm nga Greqia.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se,

bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të R. K., 63 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. L., 36 vjeç, të dy banues në Zvezdë-Maliq, pasi në vendin e quajtur “Gurorja” mbi fshatin Zvezdë, këta shtetas u kapën në kufi të gjelbër, duke transportuar në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri,

shtatë kafshë (kuaj), të cilët dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 17. 08. 2018, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Trafikun e Paligjshëm, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R. K., 63 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. L., 36 vjeç, të dy banues në Zvezdë-Maliq.
Pasi në vendin e quajtur “Gurorja” mbi fshatin Zvezdë, këta shtetas u kapën në kufi të gjelbër, duke transportuar në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri, shtatë kafshë (kuaj), të cilët dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 173 e 297 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPOSTBLLOKU I POLICISË BLLOKON FUORISTRADËN ME KANABIS, PRONARI IKEN
Artikulli tjetërKUJDES KUR TË KALONI MBI KËTË URË, SHUME SHQIPTARË RREZIKOJNË JETËN