Një tjetër shtetas shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianw, pas një operacioni të nisur në muajin janar ku u arrestuar pesë persona. I arrestuari i ditës së sotme akuzohet për trafik droge.

Sipas medieve italiane, mësohet se në pranga ka përfunduar një 39-vjeçar, në kuadër të hetimit “Officina criminale” i zhvilluar nga policia në Abano Terne në fillim të këtij viti.

Arrestimi i tij e çon në katër numrin e shqiptarëve të arrestuar, përveç dy italianëve. Ai akuzohet si pjesë e organizatës që merrej me prodhimin dhe shitjen e kokainës së pastër.

Hetimet filluan në janar, kur policia zbuloi një ndërtesë në rrugën Piemonte në një zonë industriale. Në pranga përfunduan Artur Hysa, 39 vjeç dhe 34-vjeçari Jetmir Hallunaj, të cilët janë parë duke i dhënë një armë 52-vjeçarit italian, Antonio Francesco Durante.

Ky ishte momenti që çoi në zbulimin e rafinerisë së drogës; kokainë e pastër me 85% përbërës aktiv.

Pas arrestimit të tre personave, në pranga përfundoi edhe Alessio Zanini, 37 vjeç nga Brescia, trafikant ndërkombëtar droge.

Pas arrestimeve të para u zbulua se Artur Hysa ishte në fakt shefi i organizatës, i cili ishte i rrethuar nga anëtarë për të menaxhuar trafikun me shumicë.

Detyra i besohet jo vetëm Hallunajt, por edhe Florian Nacit, lidhja “e vërtetë” midis prodhuesve dhe tregtarëve me pakicë. Për këtë të fundit, arresti mbërriti më 23 tetor, së bashku me një urdhër të dytë burgimi për shefin e ndaluar.

Përveç tyre, këtë mëngjes u arrestua edhe shqiptari tjetër, i cili kishte rolin e menaxhimit të trafikut të kokainës.
Të gjashtë personat janë në burg në Padova dhe Rovigo.

Artikulli paraprakAKSIDENT RRUGOR , MAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN
Artikulli tjetërTRE AKSIDENTE NË TIRANË, NJË I VDEKUR DY TË PLAGOSUR