Pranga shqiptarit, goditi me çelës në sy punonjësin e pub-it

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas një sherri që ka zhvilluar me një italiane. Mediat raportojnë se grindja që ka nisur për motive banale ka degjeneruar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një pub në Tovo San Giacomo, ku 29-vjeçari shqiptar i armatosur me një çelës, ka goditur 22-vjecarin italian në sy. Ky i fundit ishte punonjës i pubit. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe pas një ndërhyrje kirurgjikale u arrit që ti shpëtohej syri. Shqiptari Dritan Hasani, banor në Finale Ligure, u arrestua nga stacionit policor i Finale menjëherë pas aktit të dhunës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË ANALIZË, PRITEN “KOKA TURKU”
Artikulli tjetërAKSIDENT RRUGOR, NJE GRUA HUMB JETEN,NJE TJETER NE GJENDJE TE RENDE