Pranga shqiptarit merrej me droge dhe prostitucion
Arrestohet në Itali një 25-vjeçar shqiptar I cili ka qënë pjesëmarrës në konkurset e bukurisë. Shqiptari akuzohet se shpërndante drogë të llojit kokainë e jo vetëm në Trieste. Bëhet fjalë për Leonard Ivanaj, i cili sipas mediave italiane ka qënë edhe fitues i konkurseve të bukurisë. Ivanaj qëndronte i fshehur në Galbagnatepor ai u arrestua në stacion teksa po përpiqej të futej në Milano. Ivanaj do të hetohet jo vetëm për shpërndarje të lëndëve narkotike por dyshohet se është i përfshirë edhe në rrjetin e prostitucionit, në eskortën e luksit të cilët ofrojnë shërbime përmes internetit shkruajnë të përditshmet italiane. Thuhet se ‘bukuroshi shqiptar Ivanaj i kishte vënë në dispozicion banesën e tij në anë të ‘Ponzianës 5’. Sipas një dokumenti të datës 23 marsit të vitit të kaluar, atë ditë, siç është raportuar në një përgjim telefonik, Ivanaj dhe italiani Spinnato kishin rënë dakord për një takim të shpërndarjes së drogës, ku nga këtu nisi gjithçka lidhur me aktivitetin e tyre.