Një shtetas shqiptar është arrestuar te merkuren pasdite në Elefsina, në hyrjen perëndimore të Athinës, i akuzuar për transport droge me qëllim trafikun.
Për të njëjtat akuza janë shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë, një grek, një ukrainas dhe dy shqiptarë. Arrestimi u bë i munduar pasi shërbimi antidrogë kishte kryer investigimet e nevojshme dhe kishte identifikuar gjithë skemën e trafikut dhe pjesëtarët e grupit.
25 vjeçari shqiptar u ndalua në stacionin e taksës rrugore në Elefsina. Në makinën e tij u gjetën 105 kg kanabis, e paketuar në 20 thasë plastmasi. Siç njofton policia, droga ishte marrë në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në zonën e Igumenicës. 25 vjeçari vepronte nën urdhërat e dy bashkatdhetarëve të tjerë që po kërkohen, ndërsa greku dhe ukrainasi kishin për detyrë të garantonin transportimin e sigurt të kanabisit, për në destinacion