Një ushtar në Komandon e Forcave Tokësore u arrestua nga policia e Tiranës si shpërndarës i drogërave të forta. Efektivi Xhuliano Kasa, 22 vjeç, u arrestua së bashku me shtetasin Denis Kanani, 21.
Në banesën e ushtarit profesionist policia gjeti 79 gramë kokainë dhe më shumë se gjysmë kile kanabis. Ndërsa në banesën e shokut të tij u gjet një pistoletë “Magnum”. Për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë, Kasa përdorte një dokument identifikimi ushtarak.