Dy persona janë arrestuar për akuza të ndryshme penale dhe dy të tjerë po procedohen në gjendje të lirë informon policia e Shkodrës. Me anë të një komunikatë zyrtare uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve shtetasin K. H., 22 vjeç, banues në Kosovë dhe referuan materialet në Prokurori. Gjithashtu kanë nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas, në dalje të RSh-së, në pkk Muriqan, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Ndërkohë nga ana tjetër Specialistët e Qarkullimit Rrugor vunë në pranga shtetasin V. F., 34 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Policia ka vijuar më tej ku po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe vijon procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. L., 67 vjeç dhe D. B., 43 vjeç, pasi drejtonin motomjetet përkatës, pa leje drejtimi. Për të gjithë këta persona që janë vënë në pranga si edhe janë proceduar në gjendje të lirë tashmë Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHËNGJINI I PËLQYER EDHE PËR GASTRONOMINË
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 04.09.2023