Katër shqiptarë dhe një grek kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainë në lokalet e Athinës.
Sipas mediave vendase mes të arrestuarve ndodhet edhe kreu i grupit, shtetasi shqiptar 32-vjeç.
Gjatë arrestimit të tyre, policia greke ka sekuestruar një sasi droge e llojit kokainë me peshë 400 gramë si edhe 43.000 euro, 47.000 lekë, 286 dollarë, 5 automjete, një motoçikletë dhe 17 celularë.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbulimin e anëtarëve të tjerë të grupit.