Gjate një operacioni policor ne Tiranë janë arrestuar dy persona të cilët sipas policisë ishin shpallur në këkrim policor për krime të rënda ndaj jetës dhe personit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Më datë 08.05.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor : – Deivid Shuaipi, 23 vjeç,

banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H. – Rey Tahiri, 20 vjeç,

banues në Durrës, ( i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakARRESTOHET DEKANI I UNIVERSITETIT TË ELBASANIT
Artikulli tjetërMARKU SHKARKON KREUN E KRIMEVE TË RËNDA HAJDARMATAJ, NË VEND TË TIJ DONIKA PRELA