Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për të paktën 1 vjedhje.

Burime nga policia thanë se oficerët e Krimeve në Policinë e Korçës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Xheki Muslli, 19 vjeç dhe Taulant Gjatolli, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Bulgarec. Arrestimi i tyre është bërë sepse një ditë më parë në fshatin Bulgarec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur portofolin 32-vjeçarit me inicialet T. Ç., banues në Bulgarec.

Brenda portofolit ishin disa dokumente dhe një sasi lekësh. Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzën e ‘vjedhjes së kryer në bashkëpunim’.

Artikulli paraprakNE NJE JAVE 309 PERSONA NUK LEJOHEN TË HYJNË NË BE
Artikulli tjetërMASKAT GRABISIN MARKETIN, POLICIA NDALON NJE PERSON