Eshte vënë në prangta e policisë një 37-vjecar në Finiq, pasi është kapur me armë gjahu dhe lëndë narkotike.
Në prangat e Policisë së Sarandës ka rënë Vangjel Kromidha, 37 vjeç, banues në Kalcat, Finiq.
Në njoftimin e policisë thuhete se: arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” të drejtuar nga shtetasi E.B, u gjet një armë gjahu (Teke) pa leje si dhe 19 fishekë në pronësi të shtetasit V.K.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjet 7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së ndodhur në datën 01.11.2018, ku në fshatin Llazat, Sarandë, në dyqanin në pronësi të shtetases Dh.M, 67-vjec, janë vjedhur sipas saj paketa cigaresh dhe 10.000 lekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 283/1, 280, 134 të Kodit Penal