Një 40 vjeçar banues në Kamëz është autori i vjedhjes së pesë makinave brenda dhjetorit në qytetin e Tiranës. Arrestimi i Blerim Meshit u bë pasi “më datë 10.01.2018, rreth orës 00:45, në rrugën e “Xhanfize Keko”, u kap duke tentuar të vjedhë xhamin e pasqyrës së mjetit të tipit “Benz”, në pronësi të shtetasit L. K., 47 vjeç, banues në Tiranë.
” Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një thikë “flutur” dhe një objekt metalik në formë T-je. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshtë : – Më datë 16.12.2017, dyshohet se ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, pronë e shtetases E. S., – Më datë 18.12.2017, në rrugën “Spiro Mitro”, dyshohet se i ka vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “BMV”, shtetasit A. A., – Më datë 18.12.2017, në rrugën “Tefta Tashko”, dyshohet se i ka vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e mjetit tip “Benz”, shtetasi R.L., – Më datë 27.12.2017, në rrugën “Dali Ndreu”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë kasetofonin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Sh.D. –
Më datë 21.12.2017, tek ish Fusha e Avicionit, dyshohet se i ka vjedhur një çantë shpine, një shumë lekësh, një palë atletë sportive, një kartë krediti dhe një kartë sonxhorno italiane, ne mjetitin tip “Dacia“,në përdorim nga shtetasi F.R. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edge të tjera vjedhjeve që keta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.