Goditet një rast i mitdhënies ne Malësi e Madhe

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë një shtetas Më datë 18.10.2016 nga Seksioni për qarkullimin rrugor në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u kap në flagrancë dhe u shoqërua shtetasi : Çerlis Sinani, 26 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër – Koplik në fshatin Demiraj Malësi e Madhe, i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur të mjetit dhe për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë. Nga Seksioni kundër korrupsionit, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKRIJOHET GRUPI I MIQESISE ME PE “FRIENDS OF ALBANIA”
Artikulli tjetërEKSPOZOHET PER HERE TE PARE KOSTUMI I SHENJETORES NENE TEREZA