Prangoset oficeri i Forcave Speciale. Aksidentoi nje qytetar
Një oficer i FNSH është arrestuar në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit, pasi aksidentoi një qytetar që qarkullonte me motorr. Oficeri Riza Kenga ka rezultuar se ishte i dehur në momentin e aksidentit. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nëTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës njoftuan se arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekesor. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.