Pranimet në universitete, Rama: 19500 kuota të lira për raundin e dytë
Kryeministri Rama në një komunikim javor në Facebook, ka deklaruar se është mbyllur raundi i parë i aplikimeve dhe regjistrimeve në universitete. Rama deklaroi se në raundin e parë u regjistruan 7152 maturantë. Mbyllja e këtij raundi tregoi që reforma solli një epokë të re, atë të meritës, u shpreh kryeministri. Kreu i qeverisë deklaroi se ka 19500 kuota të lira për raundin e dytë të aplikimve për të gjithë maturantët. ”Sot më të mirët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë zënë vetëm një të katërtën e vendeve të lira. Konkretisht pas raunit të parë janë regjistruar 7152 maturantë ndër të cilët 5540 në universitete publike ku mbetën të lira 19500 kuoata të tjera për raundin e dytë. E gjithë frika ishte e paarsyeshme e gjithë zhurme e nxitur politikisht dhe konfuzioni moment kalimtar që mund të kishte qenë shumë më i lehtë nëse opozita nuk do kishte synuar manipulimin e tyre për qëllimet e saj dhe nëse pjesa më e madhe e mediave sidomos online nuk do të ishin bërë me apo pa dashje pjesë e këtij manipulimi”, u shpreh Rama. Për sa i përket raudnit të dytë kryeministri u shpreh se të gjithë maturantët do marrin në kohë përgjigjen se ku kanë fituar të drejtën për të studiuar