Ka nisur me 16 këngë të reja, edicioni i parë i festivalit të muzkiës së lehtë “Pranvera-Fest” në Shkodër.

Bashkëpunimi midis shoqatës artistike “Mark Kaftalli” dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale rezultoi i skusesshmëm, pasi solli para publikut emrat të rinj e të afirmuar në skenën muzikore. Juria e këtij festivali ndau dy çmime të treta, dy çmime të dyta dhe çmimin e parë, i cili shkoi për këngën “Don, s’don” kënduar nga Sarabela Hasanaj, Eugjen Marku dhe Hans Drishti.

Drejtori i shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, Anton Kaftalli, tha se ky festival është një ide e menduar prej kohësh, por arriti të merrte formë prikërisht në këtë fillim pranvere.

Këngëtarja Rezarta Smaja, në cilësinë e anëtarës së jurisë, shprehu vlerësimin për këngëtarët dhe krijimet e reja. “Pranvera Fest”, e nis kështu rrugëtimin e tij duke synuar të kthehet në një traditë të përvitshme për të vlerësuar dhe promovuar talentet e rinj që Shkodrës nuk i kanë munguar e nuk do i mungojnë asnjëherë.

Artikulli paraprakDORINA GARUCI, PREMIERA “JESUS CHRIST SUPERSTAR”
Artikulli tjetërPARKINGJET NË SHKODËR, NIS MATJA E HAPËSIRAVE