Stina e pranverës cilësohet si koha ideale për të udhëtuar dhe për të parë nga afër destinacionet turistike. Agjensitë turistike në Shkodër bëjnë të ditur se interesi këtë periudhë për të udhëtuar nuk ka qenë i lartë, ndikuar edhe nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Destinacionet më të preferuara për të udhëtuar janë ato ditore pasi edhe çmimet janë më të favorshme.

Kërkesa ka pasur edhe nga turistët e huaj të cilët kanë nisur të frekuentojnë zonat malore të Shkodrës.

Para sezonit turistik qytetarët shpesh preferojnë stinën e pranverës për udhëtime pasi temperaturat janë të favorshme por edhe ofertat turistike janë më të përballueshme.

Artikulli paraprakMBETURINAT, QYTETARËT KËRKOJNË TË GJOBITEN NDOTËSIT
Artikulli tjetërRRITEN ÇMIMET E FRUTAVE DHE PERIMEVE