Eurodeputeti Cristian Preda, i cili nuk do të jetë më në parlamentin e ri evropian, tha se edhe Këshilli i Evropës duhet të votojë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai tha se BE duhet të mbajë premtimin e dhënë se do të hapë negociatat nëse këto vende do të përmbushnin kriteret, dhe kushtet nga Shqipëria dhe Maqedonia janë plotësuar – tha ai.

“Këshilli i qershorit duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, i kemi kërkuar kushte këtyre vendeve dhe duhet të mbajmë premtimin pasi këto vende i kanë plotësuar kushtet. 5 vite më parë unë kam filluar të punoj me Bosnje Hercegovinën, nuk kishte asnjë vend kandidat tashmë, ka qenë e vështirë, sot kemi një vendim pozitiv për kandidaturën e Bosnjes.

Ky është një sinjal pozitiv për këtë vend, por shoh të qartë se Bosnja ndodhet në rrugën e Evropës, janë evidentuar përparimet që janë bërë në demokraci, sidomos reforma në administratë”, tha Preda.

Artikulli paraprakKOMISIONI REKOMANDON HAPJEN E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërKUKAN: NË 30 QERSHOR KA ZGJEDHJE, LIDERËT TË SHKOJNË PËRTEJ INTERESAVE PARTIAKË