Pas shumë orësh pune, ekspertët e kompanisë EOD (Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme), të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura,

kanë bërë të mundur heqjen dhe transportimin e bombës së aviacionit, e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bomba, që mendohet se peshon rreth 250 kg është gjetur në fshatin Frakull e Madhe.
Ka qenë një fermer i Frakullës së Madhe, i cili duke punuar tokën ka konstatuar prezencën e materialit në parcelën e tij.

Menjëherë pas kërkesës së bërë nga Prefektura e Fierit, Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren grupin e ekspertëve EOD, të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit, punuan për nxjerrjen e bombës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjësohet.

Asgjësimi bëhet në zona të përcaktuara për këtë funksion nga Forcat e Armatosura, larg zonave të banuara dhe nën masa sigurie të larta.

Artikulli paraprakMBËRRIJNË NË SHQIPËRI 65 KLANDESTINË,DISA PREJ TYRE, TË SËMURË ME FRUTH
Artikulli tjetërFËMIJA I ZHDUKUR SHFAQET PAS 8 VITESH, TREGON ATË QË I KISHTE NDODHUR