Një predikues në Minesota është arrestuar nga autoritetet amerikane për vrasjen e bashkëshortes së tij. Sipas ‘The Washington Post’, Stephen Allwine, 44 vjeç, nga Cottage Grove, Minn, është aktualisht në gjyq për “vrasje me paramendim të shkallës së parë” të gruas së tij, Amy Allwine, 43 vjeç.
Me qëllim që të ruante reputacionin e tij religjioz, Allwine dyshohet se thuri një plan të tërë dhe kërkoi në internet për të punësuar një vrasës. Atje, predikuesi i fesë së krishterë gjeti “Besa Mafia” një faqe interneti shqiptare, që thuhet se ofron vrasje në këmbim të parave. Faqja e internetit thuhet se drejtohet nga një grup shqiptar i krimit të organizuar.
Predikuesi dyshohet se i pagoi ata me 6,000 dollarë për vrasjen, por porosia e tij nuk u krye kurrë. Në këto kushte ai e kreu vetë vrasjen dhe u mundua ta bënte të dukej si një vetëvrasje. Amy Allwine u gjet e vdekur më 13 Nëntor 2016.