Prefekti i Qarkut Shkosër Paulin Radovani ka shprehur një shqetësim të tij për mosmiratimin ende të buxhetit të bashkisë Shkodër.
Sipas ligjit tha prefekti duhej të ishte miratuar deri në fundin e vitit të kaluar ose maksimumi brenda 3-mujorit të parë të këtij viti, afat që është tejkaluar. Prefekti e justifikoi bashkinë me reformën territoriale që u vu në zbatim në fund të vitit të kaluara por kjo nuk është arsye që bashkia të tejkalojë edhe 3 mujorin e parë të 2016-ës pa miratuar buxhetin. Edhe pse mundet që t’i propozojë këshillit të ministrave shpërndarjen e këshillit bashkiak të Shkodrës, prefekti tha se nuk do ta ndërmarrë këtë hap sepse nuk është në interes të qytetit. Prefekti Radovani i bën thirrje bashkisë që ta miratojë buxhetin për 2016-ën dhe kjo sipas tij nuk vjen në formë presioni. Buxheti i bashkisë Shkodër është drejt fundit, pjesa më e madhe e punës ka përfunduar, janë zhvilluar edhe takimet konsultative dhe shumë shpejt pritet që të jetë në duart e anëtarëve të këshillit për të bërë mbledhjen ku pritet edhe të miratohet.