RADOVANI KOMENTON MOSVOTIMIN E STRUKTURËS SË RE NGA ANTARËT E KËSHILLIT. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka komentuar bllokimin e strukturës së re dhe buxhetit që bëri Këshilli i Qarkut Shkodër duke mos e votuar.
Sipas prefektit, në vend që të ishin shkarkuar punonjës të Këshillit të Qarkut janë shkarkuar punonjës të Drejtorisë Rurale të Rrugëve. Pak ditë më parë Këshilli i Qarkut Shkodër nuk votoi strukturën e re që parashikon shkurtimin e afro 18 punonjësve të administratës dhe buxhetin e ri të ardhur nga Qeveria duke qenë se ky buxhet është miratuar më parë në dhjetorin e vitit të kaluar. Antarët e këshillit e quajtën antikushtetuese ndaj vendosën që dosja të përfundojë në zyrën e prefektit i cili do t’i drejtohet gjykatës.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/zTE3DpoLTrE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]