Këshilli bashkiak nuk duhet që të mblidhet kaq shpesh për të miratuar para për Vllazninë. Sipas prefektit buxheti të miratohet në fillim të vitit dhe jo situata të çorientohet në këtë mënyrë.
Prefekti gjithashtu nuk është dakord që projekte të ndryshme të parashikuara për qytetit të ndryshohen dhe paratë t’i kalojnë Vllaznisë. Po ashtu Radovani thotë se për Vllaznia duhet ndërtuar një platformë afatgjatë për ta zgjidhur njëherë e mirë situatën. Deklarata e prefektit për Vllazninë erdhi pas mbledhjes së këshillit bashkiak dhe debateve të zhvilluara aty.