“Djegia e mbeturinave tek pranë varrezave të dëshmorëve po kthehet në një rrezikshmëri të madhe për qytetarët”. Shqetësimin e shprehu prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani.
Prefekti Radovani deklaroi teksa në zyrë kishte edhe përfaqësues nga policia në sektorin e qarkullimit se kush hedh dhe djeg mbeturinat do të ndiqet penalisht.Djegie mbeturinash ka patur edhe në Velipojë në fshatin Pulaj.Djegia e mbeturinave tek varrezat e dëshmorëve ka qenë një shqetësim edhe para pak kohëve derisa u gjet një zgjidhje duke i dërguar në landfillin e Bushatit. Rikthimi i kësaj situate sjelle dëme të mëdha për qytetin.