Prefekti i Qarkut Shkodër fajëson pushtetin vendor për moshapjen e Qafë Thorës nga bora, rrugë e cila lidh pikën turistike të Thethit me Shkodrën.

Edhe pse u bë një tentativë para pak ditëve ende ai aks ka probleme për shkak të trashësisë së borës. Pushteti vendor nuk ka kërkuar që të ndërhyhet për të hapur Qafë Thoren nga bora thotë prefekti dhe këtë kërkesë e kanë bërë vetëm banorët e bllokuar atje. Prefektura bashkë me disa institucione të tjera ka siguruar karburantin për fadromat për të hapur rrugën por kërkon bashkëpunimin e bashkisë Shkodër që ky karburant që shkon në shifrën e 10 milion lekëve të vjetër të justifikohet me dokumentacion sepse ndryshe nuk mund të jepet. Problemi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me bashkinë Shkodër pas përfundimit të punimeve të rrugës dhe mosmarrjen në dorëzim nga bashkia ka bërë që të ketë një ngërç dhe rruga e Qafë Thores të vijojë të jetë e bllokuar nga bora.

Artikulli paraprakLARGOHEN DHJETË POLICË NË KOMISARITATIN E MALËSISË SË MADHE
Artikulli tjetërMORATORIUMI MINIMIZON PRERJET E NË PYJE, 3 GJOBA NE DY MUAJ