Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka një apel të fortë për të gjithë firmat që mirëmbajnë rrugët
por edhe për institucionet përgjegjëse që mund të kenë dhënë tenderat si drejtoria rajonale e rrugëve apo bashkia Shkodër teksa tregon edhe një histori. Prefekti fajëson bashkinë për mosmarrjen në dorëzim të rrugës së Bogës. Sipas prefekti ka mungesë totale transparence ndërsa firmat nuk i mirëmbajnë rrugët duke krijuar probleme për banorët kryesisht të zonave malore. Problemi i mirëmbajtjes së rrugëve gjatë stinës së dimrit është një problem i përvitshëm që ngritet por ende akset rurale dhe nacionale nuk mirëmbahen siç duhet.