Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja mblodhi Task-Forcën Antikanabis me përfaqësues të pushtetit vendore, policisë, prokurorisë dhe institucione të tjera vendore dhe rajonale. Kanabisi u shpreh prefekti Millja si drejtues i Task Forcës duhet që të luftohet që në embrion
Për nën kolonel Ali Malin, komandt i batalionit të këmbsorisë në repartin ushtarak të Vau Dejësit shqetësuese mbeten godinat e vjetra që në inventar i ka ushtria por që në fakt janë të braktisura ose të zaptuara dhe që mund të shfrytëzohen për kultivimin e kanabisit
Nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj u shpreh se lufta ndaj kanabisit duhet parë më gjërësisht duke nisur me edukimin në shkolla por edhe përmirësimin e tyre që nuk kanë kushtet minimale të jetesës që kthehen në burim krimi.
Gjatë takimit të Task Forcës që zhvillohet në fillim të çdo viti për të treguar masat e marra për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike ajo që u kërkuar është bashkëpunimi i të gjitha institucioneve dhe qytetarëve për të arritur rezultatin e kërkuar.