Çështja e ujësjellësit të Shirokës ka përfunduar në duart e krimit ekonomik. Brenda pak ditëve prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani shprehet se do të sqarohet se cilat janë arsyet që në Shirokë edhe pse është bërë një investim prej 20 milion lekësh 6 vite më parë banorët atje nuk furnizohen me ujë të pijshëm sepse nuk janë bërë lidhjet e banesat.
Prefekti Radovani deklaron se më shumë ujë ka patur para se të ndërtohej rrjeti i ujësjellësit se sa në 2009-ën kur përfundoi ky investim. Ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qytet në Shkodër disa herë ka kërkuar që të bëhet faza e dytë e projektit që është lidhja e rrjetit të ujësjellësit me banesat por gjatë këtyre 6 viteve kjo nuk është arritur duke bërë që në Shirokë të mos ketë ujë të pijshëm gjë për të cilën tashmë do të ketë një hetim për të zbardhur arsyet e dështimit për fazën e dytë.