Prefekti i Qarkut të Shkodrës Cesk Millja deklaron se në Velipojë po abuzohet dhe ka akoma informalitet nga bizneset që kanë marrë me qera këto plazhe. Prefekti Millja u shpreh në të gjitha rastet ku hapësirat publike janë zënë nga operatorët privatë do të merren masa deri në heqjen e licencave dhe vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit
Millja thotë se Velipoja mbetet prioritet pa lënë jashtë turizimin malor, ndaj ai shprehet i vendosur kur thotë se kjo pikë turistike është në monitorim të vazhdueshëm
Ky fenomen vijon te jëtë ende i pazgjidhur. Operatorët, të cilët janë licencuar, nuk respektojnë distancat midis çadrave dhe hapësirat publike