Në bashkinë Malësi e Madhe janë mbledhur emergjencat civile në kuadër të planit të menaxhimit që kishte për object marrjen e masave dhe parandalimin e rreziqeve. Mbledhjen e drejtoi Prefekti i Qarkut Shkodër Cesk Millja i cili I kërkoi të gjithë aktorëve të institucioneve vendore që të jenë të vëmendshëm dhe bashkëpunues me qëllim për të minimizuar sa më shumë rrisqet e emergjencave.

Prefekti Millja theksoi se kohët e fundit ka sinjalizime për hapje tokash të reja për mbjellen e kanabisit në zonën e Malësisë së Madhe, ndaj kërkoi vëmendje të shtuar mes pushtetit vendor, policisë dhe kryetarëve të fshtrave

Menaxhimi I mbetjeve në këtë bashki ishte një tjetër problematikë e vënë në dukje nga prefekti Millja

Në këtë mbledhje cdo drejtues administrate dhe kryetar të njësive vendore I kanë raportuar prefekti Millja për ecurinë e deritanishme dhe planin e masave në vazhdimësi

Artikulli paraprak“ZJARRET NË SHKODËR TË QËLLIMSHME”
Artikulli tjetërHEC-et NË MIRDITË, BANORËT: PO MBROJMË PRONAT TONA