Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka zhvilluar një takim në Bashkinë Shkodër lidhur me problematikën e ujit të pijshëm për qytetin. Prefekti tha se tashmë do të ngriten 5 grupe punë nga ndërmarrja e ujësjellësit për ndaljen e shpërdorimeve të ujit bashkë me mbështetjen e policisë.

Prefekti shprehet se nuk është qëllimi dëmtimi i subjekteve private por përmirësimi i situatës me ujin e pijshëm. Në këto aksione do të përfshihet edhe drejtoria rajonale e tatimeve ndërsa prefekti Radovani shprehet se tashmë pas aksioneve për energjinë qeveria do nisë edhe me ujin e pijshëm. Kontrollet për shpërdorimin e ujit të pijshëm do të shtrihen në të gjithë qytetin e Shkodrës duke marrë edhe masa të rrepta për shpërdoruesit.

Artikulli paraprakMURIQAN, SHTOHET NUMRI I REFUZIMEVE PËR AZILKËRKUESIT
Artikulli tjetërURDHËRI I INFERMIERIT: POLICIA DUHET TË NA MBËSHTESË