Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani mohon se është ai që ka bllokuar mosfirmosjen e kontratës për stadiumin “Loro Boriçi” mes bashkisë dhe FSHF-së. Kjo kontratë më parë duhet që të miratohet në këshillin bashkiak por mosdhënia e ligjshmërisë nga prefekti për projekt-vendimin e krijimit të komisioneve bën që miratimi i saj të stërzgjatet dhe mund të shkojë deri me 9 ose 10 nëntor.

FSHF ka kërkuar që kjo kontratë të firmoset sa më parë nga bashkia por përplasjet me prefekturën po sjellin vonesa që federatës nuk i interesojnë dhe në këtë mënyrë kjo sjell një ngërç që mund të ndikojë drejtpërdrejtë tek punimet për stadiumin e Shkodrës i cili duket se ka pak gjasa të përfundojë brenda këtij viti siç është thënë.

Artikulli paraprakDITA E DYERVE TË HAPURA NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT
Artikulli tjetër“MOS I SHISNI VAJZAT”, AKTIVITET NË MUAJIN E ANTITRAFIKIMIT