Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani nuk ka firmosur paketën fiskale të miratuar në këshillin bashkiak për vitin 2016.
Prefekti nuk është dakord me dy taksa, atë të ndikimit në infrastrukturë dhe taksën për ndërtesën duke treguar edhe arsyet. Tashmë këshilli bashkiak i Shkodrës do të duhet të mblidhet sërish për të parë këto dy pika për të cilat prefekti nuk është dakord si dhe për të votuar paketën fiskale. Pas miratimit për të dytën herë në këshill atëherë paketa fiskale nuk ka më nevojë për firmën e prefektit.