Gafur Mazreku nuk bëhet qytetar nderi. Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana deklaron se nuk e konfirmon vendimin e këshillit bashkiak për të shpallur qytetar nderi ish deputetin socialist i dënuar sepse plagosi deputetin Azem Hajdari brenda në Kuvend.
Zenel Kuçana deklaroi sot: “Vendosa të mos konfirmoj vendimin sepse biesh me ligjin për dekoratat dhe titujt e nderit të Republikës së Shqipërisë”. Kuçana i kërkon këshillit bashkiak të jetë i kujdesshëm në raste të tilla e të zbatojë aktet juridike dhe të zbatojë me korrektësi ligjin.
Si u kerkua te shpallej qytetar nderi?
Në 1997 Gafur Mazreku plagosi deputetin e PD Azem Hajdari, por nga kjo e hënë (18 qershor) për 13 anëtarët e këshillit të Bashkisë Has ish deputeti socialist Gafur Mazreku duhej të ishte qytetar nderi.
Me 13 vota pro e një abstenim, ku këshilltari i PS nuk votoi pro dhe ku dy anëtarë të PD nuk morën pjesë në votim, Mazreku mori titullin me motivacionin “Personalitet intelektual, për kontribut të pashoq në Pushtetin Vendor”.
Gjatë votimit të djathtët kishin kërkuar pak minuta pushim dhe pas votimit i vetmi apel që bëri ishte ai për prefektin të mos e miratonte. Por numri dy i bashkisë Has Flamur Thaçi kërkoi ndarjen e ngjarjes në kuvend dhe reagimin politik nga kontributi i Gafurr Mazrekut në dobi të pushtetit vendor.
Po dje kryeministri e quajtur të turpshme u distancua dhe bëri thirrje prefektit të mos e miratonte vendimin. Edhe presidenti e quajti provokim te panevojshem vendimin për emërimin e Gafurr Mazrekut.