Prefekti i Qarkut Shkodër Valdrin Pjetri ka zhvilluar një inspektim tek drejtoria e transportit rrugor në Shkodër. Prefekti Pjetri inspektoi nga afër disa prej zyrave më të rëndësishme ku qytetarët marrin shërbim duke u njohur me situatën dhe sistemin e punës atje.
Pas një takimi me drejtoren e këtij institucioni Egla Mirashi, prefekti Pjetri tha se tashmë ka një sërë lehtësirash për qytetarët sa i përket shërbimeve që jep drejtoria e transportit rrugor në Shkodër.
Një pjesë e shërbimeve tek drejtoria e transportit rrugor pas disa ndryshimeve merren online ndërsa të tjerat përmes sporteleve brenda institucionit.
Këto takimi të prefektit Pjetri vijnë në kuadër të llogaridhënies së drejtorive rajonale për të përmirësuar punën e tyre sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve. Edhe në këtë takim prefekti Pjetri ka kërkuar një efektivitet dhe një seriozitet edhe më të madh në raport me qytetarët.