Ura e vjetër e Bunës, e cila prej disa ditësh i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë falë një projekti të iniciuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Ministria e Mbrojtjes, është inspektuar nga afër gjatë kësaj të marte nga Prefekti i Qarkut të Shkodrës Paulin Radovani.
I shoqeruar edhe nga pjestarë të tjerë të prefekturës së Shkodrës, Radovani, është njohur me ecurinë e deritanishme të këtij investimi, i cili synon rikthimin e dinjitetit të humbur të këtij simboli për Shkodrën. Prefekti Radovani, nga ana e tij, ka garantuar të gjithë mbështetjen e nevojshme ne menyre qe trupave xheniere dhe inxhinierëve që po punojnë në urën e bunës, në mënyrë që të mos ketë asnjë pengese per shkaqe te ndryshme që mund të zgjasin ecurine e punimeve apo aq me keq të shkaktojnë bllokim të punimeve.
Ura e vjetër e bunës, tashmë, po merr nje tjetër formë, është hequr e gjithë traseja e vjetër ndërkohe që janë zevendesuar edhe elementet metalikë, të dëmtuar nga koha, apo edhe të vjedhur për skrap kohë më parë. Ura e vjetër e bunës, u bë objekt debatesh dhe replikash, disa jave me parë, mes Bashkisë së Shkodrës dhe ministrise se Mbrotjes, nderkohe qe kritikat nuk kane qene te pakta edhe nga Kryeministri Edi Rama i cili ka akuzuar Bashkinë e Shkodrës për gjendjen ne të cilën është katandisur një objekt simbol për qytetin e Shkodrës. Megjithate pertej akuzave dhe replika, sot ura e vjetër e bunës po rikonstruktohet, për tiu rikthyer shkodraneve ne madheshtine e dikurshme.