Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani është përgjigjur në lidhje me raportin e auditit nga kontrolli I lartë I shtetit.

Radovani tha se zyrtarisht nga KLSH janë vetëm 24 gjetje e rekomandime dhe jo 70. Prefekti Radovani pranoi shkarkimet dhe emërimet politike në prefekturë dhe se mban përgjegjësi për ta por sipas tij politika nuk është puna e KLSH-së. Prefekti dha përgjigje edhe për disa prej rekomandimeve të tjera dhe tha se në asnjë pikë KLSH nuk e ka gjetur atë me shkelje abuzive. Prefekti Radovani në zyrën e tij ka një raport auditi nga KLSH me 24 pika ndërkohë që në faqen zyrtare të KLSH-së i njëjti raport ka 70 gjetje.

Artikulli paraprakBANORËT PRANË STADIUMIT NË PROTESTË
Artikulli tjetërPREFEKTI NUK FIRMOS PAKETËN FISKALE PËR BASHKINË SHKODËR