RADOVANI: KOMUNAT KËRKOJNË TË ABUZOJNË PARA ZGJEDHJEVE. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka shpjeguar se listat e ndihmës ekonomike që nuk janë firmosur për Komunën Postribë, problem të cilin këta banorë e ngritën një ditë më parë në “Star Plus” ka ardhur si shkak i parregullsive që janë konstatuar në ato lista. Prefekti Radovani foli edhe për Bashkinë e Koplikut apo edhe komuna të tjera duke thënë se nuk do të firmosë lista për ndihmën ekonomike të cilat shtohen me emra të cilët nuk kanë lidhje me ndihmën ekonomike por me zgjedhjet lokale të

21 qershorit. Edhe një ditë më parë prefekti Radovani kërkoi nga kryetarët e njësive vendore të qarkut Shkodër që të jenë të përgjegjshëm deri në fund të mandatit të tyre dhe të mos abuzojnë edhe pse komunat nuk do të ekzistojnë më.

Artikulli paraprak“EURO 2016” PORTUGALIA KALON PA PROBLEME SERBINË
Artikulli tjetërMBAHEN NË BURG PROTESTUESIT, REAGON JOZEFINA TOPALLI