Niveli në hidrocentrale është rritur me 20 centimetër por nuk është një kërcënim për përmbytjet për rajonin e Shkodrës. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani thotë se situata nuk është alarmante.
Një vëmendje nënvizon prefekti duhet për hidrovorin e Çasit në Velipojë i cili nuk punon me kapacitetet të plotë.Duke folur edhe për ndihmën ekonomike prefekti Radovani i bën apel bashkisë Shkodër që të rrisë fondin për ata që jetojnë në zona malore si e vetmja mundësi që të mos i braktisim.Ndihma ekonomike është një debat që po vijon prej kohësh dhe për të shmangur abuzimet bashkia Shkodër ka nisur një audit raporti i të cilit pritet të bëhet zyrtar.