Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani i është përgjigjur banorëve të zonave të përmbytura që u dyndën një ditë më parë në zyën e tij.

Prefekti thotë se për dëmshpërblimet e përmbytjeve qeveria ka ngarkuar KESH-in ndërsa i këshillon t’i drejtohen gjykatës për shumat që pretendojnë. Shuma totale e dëmshpërblimeve është 2.8 milion euro thotë prefekti dhe jo 31 milion euro siç pretendojnë banorët e përmbytur sepse një pjesë nuk janë njohur nga qeveria. Një ditë më parë banorët e zonave të përmbytura shkuan në zyrën e prefektit Radovani ndërsa ky i fundit nuk ndodhet aty. Në ditët në vazhdim pritet një takim mes prefektit dhe një përfaqësie të tyre, para 25 janarit, ditë kur pritet të nisë greva e urisë nga banorët e përmbytur.

Artikulli paraprakZONAT MALORE NË VERI ENDE TË BLLOKUARA NGA DËBORA
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA FLUTURON DREJT SINGAPORIT