Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja kërkoi që edhe disa prej ndërtimeve në Shkodër të verifikohen për sigurinë e tyre dhe kjo punë të koordinohet edhe me bashkitë e qarkut Shkodër. Këtë deklaratë prefekti Millja e bëri gjatë mbledhjes të komisionit të emergjencave civile për menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi tregoi për disa dëme që kërkojnë verifikimin në disa ndërtesa.

Tuneli i Gjegjanit në Pukë rrezikon shembjen tha kryebashkiakua Gjon Gjonaj ashtu siç një pallat në Fushë Arrës tha kryebashkiaku i Fushë Arrësit Fran Tuci

Kryebashkiaku i Vau Dejësit Mark Babani përveç dëmeve në disa banesa tregoi për solidarizimin e tij dhe kërkesën që ka bërë në bizneset europiane më të cilët ka punuar
Pas kësaj mbledhje të emergjencave civile në Shkodër, kryebashiakët në ditët në vijim do të vazhdojnë raportimin në prefekturë për çdo problematikë dhe masat që do të merren në këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Artikulli paraprakFTESA E RAMËS, BASHA: S’KEMI KOHË PËR FOTO TANI! LEKËT E KONCESIONEVE JEPUA TË PREKURVE NGA TËRMETI
Artikulli tjetërKA RREZIK SHEMBJE! MBYLLET BASHKIA E KURBINIT